Redon Ismaili nënshkruan me ekipin shqiptar

07 janar 2024 | 15:31

Partizani po vazhdon të përforcohet dhe ta ketë një ekip sa më të fortë në dispozicion të trajnerit Orges Shehi.

Klubi kryeqytetas njofton se ka arritur të sigurojë shërbimet e Redon Ismaili.

21 vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me kampionët në fuqi të vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi në faqen e tyre në “Facebook”.

Ismaili është pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës dhe së fundmi është aktivizuar me Gjilanin në kampionatin kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…