Reduktimi i mëtejshëm i Policisë në veri, Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt de-eskalimit të plotë

03 gusht 2023 | 20:33

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka reaguar pas vendimit për zvogëlim të mëtutjeshëm të prezencës policore në dhe përreth objekteve komunale në veri për 25 përqind, që do të fillojë nga nesër.

Lajçak ka thënë se ky është hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

”E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, @EULEXKosovo dhe @NATO_KFOR siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar sot se sipas dakordimit të arritur në Bratisllavë, sot është takimi punues mes Policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR për vlerësim të situatës së sigurisë, në dhe përreth ndërtesave komunale të komunave veriore.

Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë.

“Në kuptim të këtij konstatimi të përbashkët, nga nesër fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri. Ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX dhe KFOR, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore të Republikës se Kosovës”, ka njoftuar Policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese të enjten ka publikuar njoftimin ku i ka…