Reflektim i natyralizmit në poezi

21 gusht 2020 | 14:38

Mergim Bekteshi

Në qershor të 2020, Shtëpia Botuese ‘’Meshari’’ me redaktor Abdullah Troshupa nxori nga shtypi librin me autor Shqipërim Qeriqi ‘’Mbi çdo flijim erdhi liria’’, libër me poezi kryesisht me tema të ndryshme jetësore, mbi të cilat ka bërë një rrugëtim poeti. Shqipërim Qeriqi është studiues i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, ndërsa ky libër është i pari i tij, i cili bënë një përmbledhje të poezive, sfidë dhe përgjegjësi e tij, që bije mbi barrën e obligimit si studiues i gjuhës dhe letërsisë.

Karakteri studimor i poezive të tij është i mbështetur në parimet e teorisë së letërsisë, duke e ruajtur kompozicionin, fabulën, syzheun, duke i qëndruar besnik strukturës përbërëse, por kemi edhe poezi të tjera të cilat janë më të lira nga përbërja parimore e teorisë së letërsisë. Në këtë pikë, poeti, dëshiron të jetë më lirë të sfidoj ndjenjën parimore të vargëzimit e të metrikës apo kompozicionin tjetër për ti dhënë poezisë një strukturë më ndryshe. Por mbi të gjitha shumica nga poezitë e tija, i kanë qëndruar besnik strukturës organizative rimës dhe metrikës.

Libri ‘’Mbi çdo flijim erdhi liria” është i ndarë në pesë kapituj apo cikle të cilat përcaktojnë temat dhe motive e autorit, kryesisht tema të cilat autori i vë në spikamë të natyrave sociale, të çastit, kujtime të hershme apo vargëzime me emocione, natyrës. Por mbi të gjitha tema e përzemërt e autorit është atdheu, flijimi sublim i të dashurve të atdheut, kombi nëpërkëmbur dhe shpesh ofshama e thellë kur plandoset liria.

Në ndarjen e parë ‘’Fëmijët janë lule’’ është vështrim i autorit në përvojën e tij prej mësimdhënësi, ku cikli i poezive bie mi fëmijët, imagjinatën e tyre, rrjedhën e dialogut të tyre me shkollën, diturinë, qershorin muajin e të vegjëlve, dembelin dhe motivin që fëmijët të jenë të zëshëm në jetësimin e ëndrrave.

Ndarja e dytë ‘’Mbi çdo flijim erdhi liria’’ është tematika e përzemërt e autorit, poezi të përmbledhura kryesisht me motive për atdheun, heronjve. Poezia e parë fillon me ‘’Na kujtoni për çdo lindje dielli’’ autori vë në përgjegjësin qytetarëve kujdesin që duhet pasur për të dashurit e atdheut, pikërisht ku porosia vije nga vetë të flijuarit e që duhet të kujdesi shtuar nga qytetaria. Në këtë ndarje kemi edhe poezitë të tjera që trumbeton lavdia e të rënëve, autori bashkë ndjenë me plagët e atdheut, ngjyrat e poezive shpërfaqen stoicizmin të lartë duke ruajtur parim e lartë të atdhedashurisë, atdheu mbi të gjitha.

Në tri ndarjet e tjera, autori vë në simbolik çështjet tjera sociale, perceptimet më empirike, mallin për vendlindje, bukurive të vendit dhe urrejtjen munde me dashuri. Këto titullime brenda vetës ngërthejnë mallin për vendlindjen, mungesën e të dashurve të cilët ikën në amshim dhe poezi të tjera kryesisht me personifikime të akumuluara nga angështia. Shqipërim Qeriqi me këtë libër të botuar ka hapur një korridor të sigurt drejt pasqyrime të natyrshme, duke krijuar një vertebër realiste plot mall dhe dashuri ndaj atdheut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat…