Reformat në PDK! Mos u talleni me Drenicë

28 shtator 2022 | 17:24

Shkruan: Astrit Gashi, gazetar – Suedi

Edhe fëmijët e kopshtit e dinë se bastioni i PDK-së është Drenasi dhe Skenderaj edhe pse tri qytetet e mëdha Mitrovica, Prizreni dhe Ferizaj i sjellin vota partisë.
Në dy komunat drenicase, PDK-ja që nga viti 2010 nuk ka kryesi që është e zgjedhur nga struktura lokale. Këtë e di secili drenicas!
Reformat në parti nuk bëhen nga kafet e natës “Zanzibar”. Të gjithë kandidatët e partisë janë kontrabandë.
Ata që flasin për meritokraci vetë janë emëruar në pozita jo për punë por për servilizëm ndaj udhëheqësve të partisë.

PDK-ja është në rrugë pa krye. Votat që i mori në zgjedhjet e kaluara i mori si votë kundër popullizmit te Kurtit e jo që kishte ndonjë vlerë në parti.
Gjithë kam qenë kundërshtar i ashpër i atyre që përbuzin strukturat lokale të partisë.

PDK-në në Drenicë nuk e kanë ngritur as Hashim Thaçi e as Kadri Veseli, ndërsa Vlora e Memli nuk kanë struktura fare.
Pse po talleni me Drenicën!
Atë që nuk mundi ta bëjë regjimi serb ia bënë nipat dhe mbesat e Drenicës!
Mendoni se mund të talleni me Drenicën duke i qitë në ballë të saj analfabetë funksionalë!?
Jo Drenica e Hasan Prishtinës e Adem Jasharit dinë shumë mirë të identifikojë armiqtë e saj.
Drenica do t’i ndëshkojë ata që heshtin kur prekët lufta e saj e shenjtë për liri të gjithë Kosovës.
Drenica nuk është zonë e konflikteve, ajo nuk fal kur dikush dëshiron me shkelë me këmbë.
Drenicë zgjohu, po, po reformë të madhe..

Asnjë, asnjë deputet nuk e meriton ta përfaqësoi Drenicën. Të gjithë ju që jeni aktualisht keni dështuar dhe nuk jeni zëri i Drenicës. Kështu si unë mendojnë 90% të drenicakve apo katundarëve siç po i quani!
Ashtu mendon edhe e gjithë Kosova se vendi nuk ka opozitë! Më këtë opozitë jo në Japoni po në Hënë mund të shkoj…
Lufta e UÇK-së mbrohet në sheshet e Prishtinës e jo me sfilada e selfie para gjykatës së Hagës..
PDK aktualisht se kalon 12%.
Hashm Thaçi dhe Kadri Veseli janë në Hagë për fajin e tyre që afruan rrethe veti njerëz të sistemit të kaluar e që besa po i vizitojnë edhe në Hagë.
Mua me intereson fati i Kosovës, para interesit të individëve.
Në vitin 2010 isha i pari që i thash Jakup Krasniqit që ti je virusi i PDK-së.
Sot po ju them disa ish nipave dhe mbesave të atyre që i shërbyen armikut se ata që ju kanë sjell në PDK po paguajnë për gabimet e tyre.
Koha tregon……

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me datën 27.09.2022, në hyrje të Republikës së Kosovës, ka…