Regragu: Ne bëmë më të mirën, kjo është gjëja më e rëndësishme

15 dhjetor 2022 | 11:53

Maroku është eliminuar nga Kupa e Botës, pasi pësoi humbje nga Franca (2-0).  Trajneri Walid Regragu është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve maroken.

“Ne bëmë më të mirën, që është gjëja më e rëndësishme. Kishim disa lëndime, por ata që luajtën bënë maksimumin dhe ne u kthyem në lojë menjëherë pasi pësuam golin në pjesën e parë. Në pjesën e dytë shkoi edhe më mirë, ne u përpoqëm të shënonim golin e barazimit deri në minutën e fundit, por nuk ia dolëm”, ka thënë Regragui.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas fjalimit vjetor…