Rehabilitimi i Schumacherit do të vazhdojë në Spanjë 

01 tetor 2020 | 11:40

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, ish-piloti gjerman Michael Schumacher, është transferuar nga shtëpia e tij në Zvicër në Majorka të Spanjës.

Ai do ta vijojë periudhën e rehabilitimit në vilën me vlerë 40 milionë euro që bashkëshortja e tij Corina ka blerë tri vjet më parë nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Vila ku Schumacheri do të qëndrojë njihet me emrin si “Villa Yasmin”, e vendosur në breg të detit. Schumacheri është aksidentuar në dhjetor të vitit 2013 teksa ishte duke bërë ski në Maribel të Francës. Që prej asaj kohe nuk ka asnjë foto të pilotit dhe asnjë informacion rreth gjendjes së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka uruar studentët…