Reja dërgon në tribunë Brojën

12 nëntor 2021 | 20:20

Armando Broja do të jetë mungesa e madhe e Shqipërisë për sfidën kundër Anglisë, mbrëmjen e sotme në “Wembley”.

Sulmuesi kuqezi nuk ka arritur të bindë  trajnerin Edi Reja, pas bashkimit të tij me kombëtaren në Londër, dhe në sfidën kundër Anglisë nuk do jetë as në stolin e rezervave, tekniku i përfaqësueses tonë e ka dërguar atë në tribunë.

Edi Reja ka preferuar të nisë ndeshje titullarë me dyshen Cikalleshi-Uzuni, ndërsa në pjesën e dytë mund t’i jepen disa minuta edhe Bekim Balaj i cili është i vetmi sulmues në stolin e rezervave. Ndeshja Angli-Shqipëri është sfida që zhvillohet në orën 20:45, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur pas rrokullisjes me traktor. Ngjarja ka…