Reka takohet me Zbogarin në Nju-Jork, rikonfirmojnë raportet e shkëlqyera Kosovë-Slloveni

05 janar 2024 | 16:28

Shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka është takuar me ambasadorin Samuel Zbogar, i cili është përfaqësues i Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Reka ka bërë me dije se me Zbogarin kanë rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Sllovenisë.

“Sllovenia, nga 1 janari, filloi mandatin dyvjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.  Dje, i urova ambasadorit Samuel Zbogar, përfaqësuesit slloven në Këshillin e Sigurimit, detyrën e re. Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale midis Kosovës dhe Sllovenisë”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka thënë të…