Rekomandimi për liberalizimin e vizave, para pushimeve
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka bërë me dije se Komisioni Evropian do ta publikojë rekomandimin për liberalizimin para pushimeve verore.
Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës presin që rekomandimi për vizat të jetë pozitiv meqë janë plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hoxha ka paralajmëruar se pas marrjes së rekomandimit për viza do të lansohet fushata që ka për qëllim informimin e qytetarëve për të mos e keqpërdorur liberalizimin e vizave.
Ajo ka thënë se Kosova ka arritur të vë në kontroll migrimin dhe, sipas Hoxhës, vendi ynë ka statistikat më të ulëta jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)