Rektori Dema: Dita e Pavarësisë do të mbetet përherë vlerë për brezat që do vijnë

17 shkurt 2020 | 15:50

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Në emër të studentëve, stafit, organeve menaxhuese dhe drejtuese të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, ju uroj ditën më të rëndësishme për vendin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.17 shkurti shënon njërën ndër ngjarjet më të ndritura të vendit tonë. Dita e Pavarësisë së Kosovës do të mbetet përherë vlerë për brezat që do vijnë, duke figuruar si akti kulminant i lirisë së vendit”, është thënë në urimin e rektorit Dema.

Ai ka thënë se në këtë ditë, duhet t’i kujtojmë ata që dhanë shumë për lirinë e vendit, bijat e bijtë e lirisë, shumë prej të cilëve nuk gjenden më në mesin tonë.

“Njëherësh, duhet të reflektojmë edhe për të ardhmen, duke vendosur arsimimin e brezave të rinj si prioritet shtetëror, për një të ardhme të ndritur për vendin. Dy ditë më parë ne shënuam gjysmëshekullin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, ndërkaq sot po shënojmë 12-vjetorin e pavarësisë së shtetit më të bukur, Kosovës sonë. Edhe me ketë rast dua të theksoj që, ashtu siç këto dy data qëndrojnë aq afër në kalendar, po kaq afër qëndron historia e vendit me historinë e Universitetit të Prishtinës. Sepse, pikërisht, në UP kanë nisur të gjitha nismat për liri dhe demokraci. Urime Dita e Pavarësisë!”, është thënë në këtë urim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistët e Kosovës ditën e Pavarësisë e kanë festuar, duke…