
Kosova fillon përgatitjet për kualifikime
17 shkurt
15:37
Basketbollistët e Kosovës ditën e Pavarësisë e kanë festuar, duke u përgatitur maksimalisht për dy ndeshjet para-kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.
Ashtu siç ishte paraparë, përgatitjet filluan të hënën nga ora 10:00 dhe do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, derisa ndeshja e parë e Kosovës është ndaj Islandës më 20 shkurt në Prishtinë, kurse më 23 shkurt, “Dardanët” janë mysafirë të Luksemburgut. Atmosfera në ekipin e Kosovës ishte shumë e mirë dhe lojtarët do të japin 100 % nga vetja, si në stërvitje, ashtu edhe në parket për Kosovën.
Stërvitja e së hënës ishte e para për përzgjedhësin e ri të Kosovës, Christos Marmarinos.