Gjyqtari letonez do ta ndajë drejtësinë në duelin Irlandë – Kosovë

16 nëntor 2026 | 10:30

Arbitri nga Letonia, Edgars Malcevs, do të jetë kryesori në ndeshjen ndërmjet Irlandës dhe Kosovës në Ligën e Kombeve.

UEFA ka publikuar emrat e zyrtarëve të ndeshjes, e cila zhvillohet të martën mbrëma në Dublin dhe i takon xhiros së fundit të Grupit B3.

Malcevs, si arbitër kryesor, do të asistohet nga ndihmësit e tij, Martins Svipsts dhe Deniss Shevcenko, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Aleksandr Anufrijevs.

Gjyqtar kryesor në dhomën e VAR-it do të jetë Piotr Lasyk nga Polonia, ndërsa ndihmës i tij, përkatësisht në AVAR, është caktuar Andrejs Gluhovs nga Letonia.

Ndeshja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës është përcaktuese për vendin e dytë në grup, të cilin aktualisht e mbajnë “Dardanët” me gjashtë pikë të grumbulluara, një më shumë se irlandezët.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në muajin maj të këtij viti, në krye të Kombëtares…