Rekordet e selektorit Maran me “kuqezinjtë”
Në muajin maj të këtij viti, në krye të Kombëtares së Shqipërisë u emërua italiani Rolando Maran, i cili zëvendësoi brazilianin Sylvinho.
Maran mori drejtimin e Shqipërisë menjëherë pas zhgënjimit në “play-off”-in e Botërorit 2026 dhe detyra e tij si selektor i ri nuk ishte aspak e lehtë.
Në fakt, drejtuesit e FSHF-së ia bënë të qartë italianit Maran objektivin e parë, që ishte fitimi i grupit në Ligën e Kombeve, të cilin edhe ia vendosën në kontratë.
Ndërkohë, Maran e arriti këtë objektiv në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar Grupin C1 dhe duke ia siguruar Shqipërisë pjesëmarrjen në Ligën B në sezonin e ri.
Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara, Shqipëria regjistroi pesë fitore, ndërsa Maran vendosi disa rekorde me “kuqezinjtë” në edicionin aktual të Ligës së Kombeve.
Është hera e parë që Shqipëria fiton pesë ndeshje në grup dhe po ashtu grumbullon 15 pikë në këtë garë. Gjithashtu, kuqezinjtë realizuan 12 gola dhe pësuan vetëm tre.



