BE-ja jep 100 milionë euro për rindërtimin e Shqipërisë

17 shkurt 2020 | 15:36

Në konferencën e donatorëve që po mbahet në Bruksel, ka marrë fjalën presidentja e Komisionit Europian, Ursula von de Leyen e cila është shprehur se BE-ja do të japë 100 milionë euro për Shqipërinë,  duke mos përfshirë 15 milionët që ka dhënë KE-ja.

“Ne kemi dëgjuar histori që të prekin zemrën nga kjo tragjedi. Kjo është një histori dhimbje dhe histori shërimi.  Kjo pjesëmarrje dëshmon se ne jemi në krahun tuaj. Solidariteti shpëtoi jetë njerëzish nga kjo tragjedi shqiptare. Nevojat e Shqipërisë janë të mëdha dhe urgjente. Sot ne jemi këtu të dëshmojmë dhe të marrim angazhimet tona për popullin shqiptarë. Ne bashkë duhet ta bëjmë Shqipërinë më të fortë”, ka thënë ajo./Tch/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar Kosovën dhe popullin…