Rektori Naser Sahiti fillon mandatin në krye të UP-së

01 tetor 2020 | 16:42

Të enjten ka filluar mandatin e tij katërvjeçar në krye të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naser Sahiti.

Pas mikpritjes në rektoratin e UP-së nga stafi i brendshëm i rektoratit, rektori Sahiti ka vizituar disa njësi akademike, ku i ka takuar dekanët e fakulteteve, të cilët po ashtu kanë nisur mandatin e tyre në menaxhimin e njësive akademike.

Rektori Sahiti e vizitoi së pari Fakultetin e Mjekësisë në UP, për të vazhduar me vizitat në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakultetin e Arteve dhe Fakultetin Juridik.

Gjatë vizitës në njësitë akademike të UP-së, rektori Sahiti u prit në takim nga dekanët: prof. dr. Suzana Manxhuka-Kërliu, dr. sc. Ahmet Shala, prof. asoc. dr. Isak Shabani, dr. Hazir Haziri dhe prof. ass. dr. Avni Puka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar mes forcave armene dhe atyre…