‘Remi’ publikon pamje para hyrjes së UÇK-së në Prishtinë

10 qershor 2021 | 13:29

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – “Remi”, ka publikuar disa pamje nga lufta, konkretisht momentet para se Ushtria Çlirimtare e Kosovës të hynte në Prishtinë.

Mustafa këto pamje i ka publikuar një ditë para ditës së Çlirimit të Prishtinës me 11 qershor, ku ka shkruar edhe se çfarë iu kishte thënë ushtarëve në momentet e fundit të përgatitjes për të hyrë në Prishtinë.

“Momente para hyrjes së trupave të UÇK -së në Prishtinë, fundlufta, vendosmëria dhe disiplina! Ushtarë të nderuar, janë çastet e fundit te armikut nëpër trojet tona, ju duhet të jeni të gatshëm qe edhe ne këto qaste ti jepni grushtin e fundit armikut! Jemi ne ata te bijtë e atdheut me te mire qe i dolëm zot atdheut, pushkët e tona sollën vendin deri këtu ku jemi!Kërkoj nga ju qe te jeni te disiplinuar dhe me vëmendje te n’dëgjoni komandën e eproreve tuaj, te shtoni respektin ne mesin tuaj edhe te jeni te gatshëm te ballafaqoheni me armikun kurdoherë”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Në 22 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës të…