Renditja e UEFA-s, Bayerni vazhdon të jetë në vendin e parë

15 prill 2021 | 15:41

Të mërkurën në mbrëmje u përcaktuar dy çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve. PSG-Manchester City dhe Real Madrid-Chelsea, sfida të forta dhe tepër emocionuese.

UEFA ka publikuar renditjen e klubeve. Edhe pse u eliminua nga PSG-ja, Bayern Munchen vazhdon të kryesojë, teksa Barcelona dhe Real Madrid plotësojnë podin.

Nëse ia dalin të eliminojnë Chelsean dhe arrijnë në finalen e madhe që do të zhvillohet në stadiumin “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit (29 maj), Reali do të ngjitej në vend të parë. Në vend të katërt renditet Manchester City, që ndiqet nga Juventusi, i vetmi ekip italian në dhjetëshen e parë. Më pas me radhë: Atletico Madrid, PSG, Manchester United, Liverpool dhe Sevilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nder të muajit Ramazan, Komuna e Podujevës ka shpërndarë…