Rënia e çatisë së Komunës së Prishtinës, IHMK tregon se çfarë erëra u regjistruan dje

19 janar 2024 | 21:28

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje për erërat që janë regjistruar gjatë ditës së djeshme në gjithë vendin.

Sipas IHMK, nga ora 00 deri në orën 23:55 shpejtësia maksimale e erës që është regjistruar ka qenë 9.8 m/5. Sipas Institutit, kjo shpejtësi i përgjigjet shkallës së Bosforit 5 që nënkupton erë mesatarisht e fortë që tund gjethet, lëviz flamujt e gjëra të ngjashme dhe s’shkakton kurrfarë dëme.

“Në intervalin kohor prej orës 00 deri në orën 23:55 ka regjistruar shpejtësinë maksimale 9.8m/s ( 35.2km/h). Shpejtësia max 9.8m/s (35.2km/h),u regjistrua në orën 13:05. Shpejtësia e erës e regjistruar dje 9.8m/s, i përgjigjet shkalles së Boforit 5, që d.m.th erë mesatarisht e fortë (drunjtë e vegjël me gjethe fillojnë të tunden, lëvizë flamujt e të ngjashme), që d.m.th se kjo shpejtësi e regjistruar nuk mund të shkaktoj kurrfarë dëme”- thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Megjithatë Instituti ka sqaruar se matja bëhet çdo pesë minuta, duke lënë të kuptohet se brenda këtij intervali mund të ketë ndodhur ndonjë shpejtësi më e madhe dhe stacioni nuk e regjistron.

Ky njoftim i IHMK vjen pasi dje është rrëzuar çatia e objektit të Komunës së Prishtinës e ku si pasojë ka mbetur e lënduar rëndë një qytetare e cila po merr trajtim në QKUK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shprehur dëshirën që të…