Republika

06 mars 2022 | 12:27

Xhevat Xh. Latifi

1.

Si e humbëm Kosovën, është nga dilemat më të mëdha në inteligjencën serbe, e cila edhe pse kishte arritur ta mitizojë dhe ta bëjë pjesë te pandashme në mendësinë politike të identitetit serb, nuk po mund ta perceptojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës si një realitet të pranuar nga shtetet me demokraci të konsoliduar të botës!

E humbëm ngase deshëm ta kemi, ta marrim edhe Shqipërinë, u dëgjua të thonë me gjysmë zëri, në një emision të emërtuar çirilica, ku politikanë serb të rryer në diplomaci, nuk përtojnë të kthejnë në retrospektivë gabimet se ku e humbën Kosovën, por jo, akoma jo, të pranojnë realitetin me kërkim falje.!

2.

Përpjekja për të zhbërë popuj të tërë, duke bërë elaborate gjenocidi, janë njollë e zezë në qytetin e bardhë të Beogradit, që nuk pranë të mbahet metropol i kulturës, ndërkaq që në kombet për rreth, ata dërguan më shumë thika se sa libra. Edhe i vetmi nobelist serb Ivo Andriç, që aq bukur i kishte shkruar Urës, simbolit qē lidhë popujt dhe kulturat, gjerdan të zi rreth qafe ka elaboratet për shpërngulje dhe asimilimin, mbase një ditë mburrja dhe krenaria serbe do zgjohet nga letargjia duke kërkuar vetë revidimin e nobelit për një shkrimtar që nga germat e letërsisë shkroi dhe sajoi helme që helmatisin kombe e qytetërime.

3.

Republika e Kosovës, është projekt i civilizimit perëndimor dhe nuk është kundër pansllavizmit që e deshi këtë pjesë të Ballkanit pa shqiptarë!. Dy kombet që jetuan me shekuj në paqe i dhanë dhe i morën njëri tjetrit shumë më shumë se që pranojnë akademitë e shkencave, kanë të përbashkët edhe emërtimin e lumit Dri, por, u duhet një urë aty ku e bardha nuk është e zezë!

Për më shumë Republika e Kosovës, ështē leksion gjeografie për nacionalizimin serb, se Kosova nuk është “Tamo dole” (atje poshtë) ngase lartësia mbidetare në Fushat e Kosovës është më e lartë dhe lumenjtë tanē derdhen në Danub dhe duhet te jene te pastër, kjo po, paqja e çliron Serbinë, e qetëson artimine e trazuar në Ballkan, duke e bërë kështu këtë pjesë të Evropës kopsht ku uratë bashkojnë popujt!

Një ambasadë të Republikës së Serbisë, në Prishtinë, ju lutem!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Ajet Shala Si kalimtar eci krenar Mbi themelet e…