NË PREKAZ FLASIN KULLAT!

06 mars 2022 | 12:22

Nga: Ajet Shala

Si kalimtar eci krenar
Mbi themelet e Dardanisë
Aty ku Ilirishten e lashtë
E flet çdo shkëmb e gur
Ku çelin lule bozhuret
Gjurmëve të lirisë
Ku simbol i ardhmërisë
Është çdo gur e çdo kullë.

Në çdo sulm armikut
Iu thyen të gjitha heshtat
Këtu gjysh pas gjyshi
Zot i dolën pragut në breza
Valle hodhën e kënduan
Trimat nëpër beteja
E ndër breza shkau këtu
Në një varr vigan la eshtra.

Burrat e kalitur në beteja
Lindën këtu ndër dekada
Me kujtimin e tyre
Eci mbi mure kullash e zgjoj betejat
Këtu Krali i Serbisë
E njohu vetë Ahmet Delinë gjoksflatra
Që ja priste ushtarët,
Me thirrjen “Heu i lumtë sëpàta!”.

Heroizmi këtu
Është kaherë vëllam me frëngjitë
Përmes grykëholles
Shkjetë shikohen veç në ballë
Tahir Meha,
Kreshniku më zë të lartë thërret që pa gdhirë
“Ooo, baba Nebih,
Asnjë polic s`do shpëtojë i gjallë!”

Mbi ato çati kuqëlore
Lart me shkabë valon flamuri
Jasharajt shkruan
Kapitullin më të ndritur të historisë
Gurthemelin e pavarësisë
Në supe burri e mban Prekazi
Jeni shenjtorë të lirisë
Me Bacë Ademin yje të lavdisë.

E shqiponja lëshon klithmën,
Zëri sajë zogjtë thërret
Më qeleshet fole do bëjmë,
Si të parët në planet
Nga plumbat jelek shpuar,
Burrat i thërrasin lirisë
Me dorën majëkrahut,
I këndojnë me zjarr trimërisë.

Sa të ngrohë dielli tokat tona,
Zot ju dalim trojeve vet
Ne jemi zogj shqiponjash,
Për shajkashet s`ka vënd
Ndër beteja na prin plisi,
Si amanet e mbajmë me qef
Andej nga erdhët
Shubare e shajka keni, i bëni si qenef.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Xhevat Xh. Latifi 1. Veteranët e arsimit e kuptuan…