Republikanja Hyde-Smith fiton zgjedhjet e Senatit në Misisipi

28 nëntor 2018 | 12:12

Republikanja Cindy Hyde-Smith ka fituar balotazhin në zgjedhjet e Senatit të Shteteve të Bashkuara për Misisipin, duke lënë prapa garuesin me ngjyrë, Mike Espy, pas fushatës që rikujtoi historinë e dhunës raciste në shtetin verior.

Hyde-Smith, 59-vjeçare, është gruaja e parë e zgjedhur në Kongres nga Misisipi. Nëse kundërkandidati Mike Espy do të fitonte, do të bëhej senatori i parë me ngjyrë nga Misisipi që nga Lufta Civile.

Hyde-Smith është përfshirë në një stuhi politike, për shkak të një videoje, në të cilën shihej duke i dhënë një mbështetje kundërthënëse një mbështetësi të saj.

“Po të më ftonte në një varje publike, do të isha në rendin e parë”, kishte thënë ajo në video, e cila ngjalli shumë reagime në shtetin që ka histori të racizmit dhe dhunës. Rreth 38 për qind e popullsisë në Misisipi është me ngjyrë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë pjesë në fushatat parazgjedhore në Misisipi dhe përmes rrjetit social “Twitter” ka uruar Hyde-Smith. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e mërkurë) do të zhvillohen dy derbi në Ligën…