Resul Sinani i bashkohet AAK-së

22 gusht 2019 | 09:55

Resul Sinani ka aderuar sot në AAK.

Ai është pritur në takim nga lideri Ramush Haradinaj.

“Një figurë e dëshmuar publike, aktiv në fushën e medias, profesori i gazetarisë dhe intelektuali Resul Sinani, nga sot angazhimin e tij politik do ta vazhdojë së bashku me Aleancën. Mirënjohës që ka besuar në vizionin e AAK-së, për jetësimin e synimit për Kosovën 100% shtet”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Resul Sinani më herët ka qenë pjesë e Nismës Socialdemokrate, por është larguar nga kjo parti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës më 21 gusht ka pranuar informacione për…