Retkoceri i PDK-së: Jemi në koalicion me LDK-në, por këmbimin me toka s’ia përkrahim

01 shkurt 2024 | 23:02

Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, tha se PDK nuk e përkrah këmbimin e pronave edhe pse është në koalicion me LDK-në në kryeqytet.

Retkoceri deklaroi në Pressing në T7 se edhe pse janë në koalicion nuk nënkupton që të votojnë me automatizëm për çështje të caktuara.

“Edhe në si pjesë e qeverisjes në komunën e Prishtinës kemi qëndrim të qartë e konsisent për këtë çështje. Kemi vendosur të ndalohen ndërtimet në zonën e Badovcit dhe kemi shfuqizuar dy dokumente të rëndësishme, planin zhvillimor të asaj zone 1 dhe 2, dhe planin zhvillimor komunal të pjesës përreth liqenit të Badovcit”, tha ai në Pressing.

“Grupi i PDK-së nuk e ka përkrahur këmbimin as atëherë (viti 2021) dhe nuk e përkrah as sot”, tha ai.

“Çështja jonë pse jemi në koalicion, kjo nuk nënkupton që me automatizëm ne mund të votojmë për pika të caktuara për të cilat kemi bindje paraprake dhe kemi qëndrime të qarta”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi e ka shënuar fitoren e radhës në La…