Reuters: Kosova shmangë krizën, miraton buxhetin për vitin 2019

03 shkurt 2019 | 21:26

Agjencia e lajmeve “Reuters”,  ka shkruar se si Kuvendi i Kosovës e ka miratuar mbrëmë në shqyrtimin e dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2019.

Në këtë artikull theksohet Parlamenti arriti ta miratojë buxhetin me 65 vota për, kështu duke e shmangur krizat dhe bllokimin e institucioneve.

“Buxheti u miratua me 65 vota në parlamentin që mbanë 120 ulëse. Qeveria e koalicionit e cila mbanë 53 vende, ka marrë mbështetjen e Partisë Socialdemokrate PSD”.

“Kuvendi gjithashtu miratoi projektligjin për rritjen e pagave në sektorin publik”.

Gepostet von MEKA HALAL FOOD am Donnerstag, 24. Januar 2019

“Mësuesit e ndërprenë grevën pas arritjes së një marrëveshje me Qeverinë, kështu duke lejuar gjysmë milioni nxënës dhe studentë tu kthehen mësimeve pas tre javësh pauzë”.

Prestigjiozja britanike citon Kryeministrin Ramush Haradinaj,  duke  deklaruar se “shpenzimet e buxhetit të shtetit të këtij viti, shënojnë rekord”.

“Me 237 miliardë euro, ky është shpenzim i lartë i buxhetit të Kosovës që do të kontribuojë në rritje ekonomike prej 4.7 për qind”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një krahasim interesant…