Rexha: Kupa do të mbetet në Rahovec

09 shkurt 2020 | 18:04

Në qytetin e Rahovecit do të organizohet “Osa Termosistem Final 8”. Tetë skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar dhe priten ndeshje shumë interesante që nga dita e parë më 11 shkurt deri më 15 shkurt, kur do të jenë finalet në konkurrencën e meshkujve dhe femrave.

Një nga skuadrat që e synon Kupën është Rahoveci. Kapiteni i kësaj skuadre, Bardh Rexha, beson se Kupa do të mbetet në Rahovec.

“I jemi falënderues Federatës së Basketbollit të Kosovës që na ka besuar sërish organizimin e Kupës në Rahovec. Ne jemi duke u përgatitur maksimalisht, pasi jemi edhe organizatorë dhe besoj se Kupa do të mbetet në Rahovec. Ne jemi përgatitur maksimalisht për garat e Kupës, një trofe shumë i rëndësishëm për ne”, është shprehur Rexha për faqen zyrtare të FBK-së.

Rahoveci në çerekfinale do të ndeshet me Trepçën. Rahoveci është lider i renditjes, kurse në edicionin e kaluar ishte në finale të Kupës dhe “play-off”-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Real Madridit e ka mposhtur me rezultat bindës…