Rexha: Titulli i takon Dritës

20 maj 2018 | 12:59

Sulmuesi kryesor i Dritës, Kastriot Rexha është i bindur se skuadra e tij do të shkruajë historinë e re duke e fituar titullin e  kampionit për edicionin 2017/2018.

“Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje e vështirë, por kampionët gjithmonë tregohen në këto ndeshje vendimtare, për ndryshe nuk do të ishte asgjë interesante. Jam i gëzuar që do të jem pjesë e kësaj ndeshjeje historike për skuadrën e Dritës, ndërsa do të jap atomin e fundit të energjisë që së bashku me ‘Intelektualët’ ta ndajmë gëzimin e shumëpritur me titull të kampionit. Jemi të përgatitur për këtë sfidë historike dhe kjo ndeshje shpresoj se do të shkruhet në analet e historisë së klubit si fitues të kampionatit 2017/18”, ka thënë Rexha.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Ortopedisë me Traumatologji të Qendrës Klinike Universitare…