Rexhep Qosja: Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen, pavarësisht zërave kundër (Video)

17 shkurt 2020 | 21:37

Akademiku Rexhep Qosja u shpreh në “A2”,  se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen herët apo vonë, pavarësisht zërave kundër.

Teksa komentoi marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës, fërkimet që kanë ndodhur janë të pakuptimta dhe në kundërshtim me orientimin e Kurtit.

Rexhep Qosja në A2

Rexhep Qosja në A2.Të hënën, 17 shkurt, ora 20:00.?Zemërata me qeverisjen e vjetër në Kosovë dhe pse e akuzuan Kryeministrin e ri??A ka një justifikim për krisjet e mëdha Kosovë-Shqipëri??A ka zgjidhje për konfliktin Kosovë-Serbi?

Gepostet von A2 am Freitag, 14. Februar 2020

“Fërkimet, të cilat kanë qenë pak më të theksuara Rama-Haradinaj, më duken të pa kuptueshme dhe të çuditshme. Janë një popull, dy shtete, një kulturë dhe një të kaluar. Tani, deshi fati, ishte një shans për shqiptarët, që ta shfrytëzojnë për shumëçka që t’i afrojnë marrëdhëniet e tyre që do të çojnë në një drejtim, që është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. U bashkuan Gjermanitë, por kurrë Gjermania Perëndimore nuk e ka hequr prej Kushtetutës bashkimin. Këto fërkime janë të palejueshme. Këto janë në kundërshtim me orientimin e Albinit, por unë shpresoj se gjendja do të vijë duke u përmirësuar. Këtu kemi intelektualë dhe akademikë që kanë shkruar Kosova ua ka thyer qafën dy perandorive, otomane dhe austro-hungareze, do ia thyejë edhe Shqipërisë. Kemi intelektualë që mendojnë se duhet të krijohet edhe kombi kosovar. Çfarë do të thotë kjo? Ju lutem. Kush ua jep atyre këtë të drejtë? Çfarë përfaqësojnë ata që flasin kështu?! Populli shqiptar është ndarë me dhunë dhe për 100 vjet janë mbushur burgjet e Serbisë dhe Greqisë që kanë kërkuar bashkimit. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohet, sepse ky bashkim është më së pari në interesin e shqiptarëve. Unë mendoj se shtetet e Ballkanit, kur ta kuptojnë këtë punë do ta pranojnë. E kanë më mirë me një shtet shqiptar në BE se me një”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ura ‘Fatih Sulltan Mehmet’ dhe ajo e ‘Yavuz Sulltan Selimit’,…