Rexhep Selimi: Sot po kthehet gjenerali

25 janar 2019 | 13:45

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se pas shumë padrejtësive ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi është liruar nga burgu.

Ai ka thënë se edhe pse gjeneral Sylejman Selemi tashmë po kthehet, sistemi i drejtësisë në Kosovë i ka shumë borxhe atij.

“Sot po kthehet Gjenerali! Po kthehet në shtëpi, pranë familjes dhe miqve të tij. Po kthehet pas një lirimi me kusht pasi tashmë i kaloi 2/3-tat e dënimit të padrejtë. Pas shumë padrejtësive ndaj tij, pas shumë vuajtjeve të familjes së tij, pas shumë problemeve shëndetësore, pas shumë kohë të kaluar padrejtësisht në burg, ai po kthehet në shtëpi. Por, edhe pse ai tashmë po kthehet, ‘sistemi i drejtësisë’ në Kosovë i ka shumë borxhe atij. Urime familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve!”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NBA, kampionati më i fortë i basketbollit në botë, vijon…