Tjetër humbje për Lakersat, Golden State mposhti Washingtonin

25 janar 2019 | 13:36

NBA, kampionati më i fortë i basketbollit në botë, vijon të dhurojë emocione me sfidat e tij. Golden State Warriors, kampioni në fuqi, ka marrë fitoren e radhës ndaj Washington Wizards, me rezultatin 126-118. Spikati Steph Curry, me një paraqitje mbresëlënëse në këtë ndeshje, sepse shënoi 38 pikë, dha 3 asistime dhe pati 4 kërcime.

Lojë të mirë te kampionët në fuqi treguan edhe Kevin Durant, me 21 pikë, dhe Cousins, që realizoi 17 pikë të tjera. Los Angeles Lakers nuk po arrin të “shohë dritë” pa LeBron James. Skuadra nga Kalifornia pësoi humbjen e tretë radhazi, kësaj here në shtëpi.

Minnesotta Timberwolves shënoi 120 pikë, përkundrejt 105 pikëve të vendasve. Karl Anthony Towns ra në sy me 27 pikë e 12 kërcime, ashtu si Andrew Wiggins, me 23 pikë.

Rezultatet

Oklahoma City Thunder – New Orleans Pelicans          122-116
Washington Wizards – Golden State Warriors               118-126
Phoenix Suns – Portland Trail Blazers                             106-120
LA Lakers – Minnesota Timberwolves                             105-120

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike…