Rexhepi, përforcimi i radhës i Prizrenit

08 korrik 2022 | 10:40

KB Ponte Prizreni po vazhdon me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

Klubi prizrenas ka njoftuar këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me Donat Rexhepin.

20-vjeçari së fundmi ishte te Sigal Prishtina, teksa ai është pjesë e Kombëtares U20 të Kosovës.

Rexhepi është i gjatë 198 centimetra dhe luan në pozitat 2/3.

Kujtojmë se Ponte Prizreni edhe përforcuar edhe me Meriton Ismailin e Ivan Koljevicin, teksa ka vazhduar bashkëpunimin me Urim Zenelajn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stadiumet e Kupës së Botës në Katar mund të jenë…