Rezervat shtetërore: Çfarë ndodh nëse Kurti e refuzon edhe thirrjen e gjykatës? (video)
19 shkurt 2025
| 16:41
Prokuroria Speciale i ka kërkuar Gjykatës Themelore ta urdhërojë kryeministrin Albin Kurti të dëshmojë para Prokurorisë për rastin e rezervave shtetërore.
Kurti i kishte refuzuar tri ftesat e Prokurorisë.
Nëse ai refuzon edhe thirrjen e Gjykatës, ligji parasheh gjoba deri në 250 euro për të dhe masën më të ashpër – paraburgim për një muaj. /REL



