Rezultate befasuese në Superligë

25 gusht 2018 | 19:10

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së dytë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi dhe Gjilani kanë shënuar fitore si mysafire në duelet kundër skuadrave të rikthyera në elitë, Ballkanit, përkatësisht KEK-ut. Llapjanët kanë fituar me rezultat bindës në Therandë, me rezultat 3:0. Serinë e golave e hapi Mentor Zhdrella, i cili shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 6-të, derisa dy golat e tjerë i realizoi sulmuesi Ahmed Januzi, në minutat 24’ e 68’. Ndërkaq, Gjilani që e ka zhvilluar ndeshjen e parë në këtë edicion, ka shënuar fitore më të vështirë se sa është pritur në duel me KEK-un në Obiliq, me rezultat 3:2.

Golat për Gjilanin i shënuan Brunild Pepa (2’), Trevin Cesar (36’) dhe Ëilber Perez (86’), derisa për KEK-un shënuan Muhamet Rakovica (24’) dhe Vigan Veliu (67’). Ndërkohë, ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit, që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj është mbyllur pa fitues dhe pa gola. Për Feronikelin ky ishte barazimi i dytë në edicionin e ri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenal më në fund ka fituar në ndeshjen e tretë…