Ribery: Dominuam ndaj Juves

15 shtator 2019 | 13:05

Fiorentina ia doli t’i marrë një pikë Juventusit, në një ndeshje që mund edhe ta kishin fituar pasi kishin raste të shumta. Franck Ribery është i kënaqur pas pikës së marrë ndaj “Zonjës së Vjetër”.

“Jam i lumtur për debutimin si titullar, pasi kishte 3 muaj që nuk luaja një ndeshje me këto ritme. Luajta 60 minuta sepse nuk kam kapur ende formën time, por mund të them se jam i kënaqur edhe nga ajo që bëri skuadra në fushë. E dominuam Juven në 60 për qind të kohës, por ata kanë vërtet një ekip të bukur, të fortë, i cili edhe në momentet e vështira nuk përulet”, ka thënë 36-vjeçari.

Ribery u largua në fund të sezonit të kaluar nga Bayern Munchen ku luante prej 12 vitesh, teksa u bashkua me Fiorentinën si një lojtar i lirë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar i lartë i inteligjencës është arrestuar në Kanada…