Ribery është një hap larg Salernitanas

03 shtator 2021 | 17:51

Franck Ribery është futbollist i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Fiorentinën më 30 qershor të këtij viti. Sulmuesi është në kërkim të një aventure të re dhe ka disa oferta në tavolinë.

Sipas “Calcio Mercato”, Ribery është afër marrëveshjes me ekipin nga Seria A, Salernitana, që tashmë i ka bërë ofertë atij.

Klubi italian i ka ofruar futbollistit kontratë njëvjeçare me pagë 1.5 milionë euro në sezon. 38-vjeçari edicionin e kaluar zhvilloi 30 paraqitje me fanellën e Fiorentinas në të gjitha garat duke realizuar dy gola dhe shtatë asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, është lidhur me disa…