Ribery nuk mendon për pension

18 maj 2022 | 22:06

Ylli francez, Franck Ribery nuk është duke menduar akoma për pensionimin e tij.

Ish-lojtari i Bayern Munich, i cili tashmë luan me skuadrën e Salernitana, ka thënë se nuk është duke menduar për pensionimin.

39-vjeçari ka bërë të ditur se përderisa akoma mund të jap diçka në fushë, ai nuk do të ndalet.

“Nëse akoma mund të jap diçka, unë dua ta bëj atë”, ka thënë Ribery.

“Nuk mendoj tani për punën e trajnerit, sepse dua të luaj përsëri, pastaj shohim vitin tjetër. Më pëlqen të jem afër lojtarëve, siç kam bërë në 5-6 vitet e fundit si lojtar”, shtoi francezi.

Dukshëm, sezoni 2021/22 nuk ka qenë më i miri për Ribery, megjithatë kjo nuk e ka dëshpëruar lojtarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, ka folur…