Ricciardo: Kam edhe një vit kontratë me McLarenin

14 korrik 2022 | 17:04

Situata te McLareni nuk është aspak e qetë. Makina britanike nuk është në nivelet e pritura këtë sezon te Formula 1 dhe në qendër të kritikave ka përfunduar piloti australian Daniel Ricciardo.

Ai ka ende edhe një vit kontratë me McLarenin, por në ditët e fundit është përfolur për largimin e tij. Ricciardo ka 47 pikë më pak se shoku i tij i skuadrës Lando Norris, por ai nuk e sheh këtë gjë si një problem. Australiani ka ende edhe një vit kontratë me McLarenin dhe ai do ta respektojë atë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka sqaruar situatën.

“Ka pasur shumë zëra në lidhje me të ardhmen time në Formula 1, por po jua them unë të vërtetën. Unë jam i impenjuar me McLarenin deri në fund të vitit tjetër dhe nuk po largohem nga ky sport”, ka thënë Ricciardo.

Më tej, australiani shkruan: “E kuptoj që gjërat nuk janë gjithnjë të lehta, por kush i do gjërat e lehta. Po lodhem shumë, bashkë me skuadrën për të bërë progres, për ta sistemuar makinën dhe ta rikthejmë në majë ku dhe duhet të jetë. Këtë gjë e dua më shumë se kurrë. Shihemi në garën e ardhshme në Francë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ka miratuar dhënien…