Rifat Jashari i jep mbështetje nipit të vet në garën për kryetar të Skenderajt

28 shtator 2021 | 20:09

Rifat Jashari, axha i kryetarit të Komunës së Skenderajt, njëherësh kandidat edhe për një mandat për kryetar komune, Bekim Jasharit, ka vizituar sot zyrën e listës Ideal.

” ‘Vazhdo kështu në shërbim të vendit e qytetarëve, do ta kesh çdo herë mbështetjen e familjes’. Ishin fjalët që i përseriti mixha Rifat, gjatë vizitës që na bëri në zyrën e listës sonë të pavarur”, ka treguar Bekim Jashari.

“Faleminderit i dashur mixhë, të kam premtuar që ashtu siç jam betuar para varrit të babës Shaban, babushit Hamëzes, Komandantit Legjendar, Adem Jashari, familjes sime dhe varreve të dëshmorëve, do të vazhdoj të punoj deri në frymen e fundit, me transparencë dhe duar të pastra, në jetësim të idealit dhe amanetit të dëshmorëve, për një jetë më të mirë për të gjithë. Vazhdojmë bashkë për ideal!”, ka shkruar Bekim Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se…