Rifillon transporti publik në Prishtinë, Ahmeti tregon rregullat që duhet ndjekur secili udhëtar

17 maj 2020 | 23:41

Nga nesër (e hënë) fillon faza e dytë e lehtësimit të masave të ndërmarra në kuadër të luftimit të pandemisë Covid-19.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar rregullat që duhet ndjekur qytetarët që kanë për të udhëtuar me transportin publik – urban në kryeqytet.

Ai ka thënë se do të lejohen maksimalisht 20 udhëtarë dhe assesi s’do të lejohet hyrja pa maska.

Postimi i Shpend Ahmetit:

Nesër rifillon transporti publik, por me rregulla:
– numri maksimal i udhëtarëve ve për autobus – 20
– nuk lejohet me hy në autobus pa maska
– udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te org. e komp. që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes – do të ketë kontrolle të policisë
Autobusët tonë janë gati

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë kaluar më shumë se dy muaj prej kur futbolli…