Rihanna, së shpejti me hite të reja

12 shtator 2018 | 22:38

Këngëtarja 30-vjeçare Rihanna,  nuk ka hedhur në treg asnjë hit të ri që nga “ANTI” i vitit 2016, por ajo i ka siguruar fansat se po punon për materiale të reja.

Ajo ka sqaruar se gjatë kësaj kohe ka qenë e zënë duke u fokusuar në linjën e saj dhe filmin, ndërkohë që premton se do të hedhë me treg, disa këngë të reja në të ardhmen e afërt.

Duke iu përgjigjur një ndjekësi në “Instagram”, i cili pyeti se ku ishte muzika e saj e re, këngëtarja e “Diamonds” iu përgjigj: “Jam duke bërë muzikë, njëkohësisht duke bërë kozmetikë, film. Kur muzika është e gatshme, ju nuk do të duhet ta kërkoni. Por po vjen së shpejti”, ka deklaruar ajo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Shyqiri Bytyqi,…