Rihapen për qarkullim rrugët rreth objektit të komunës së Prishtinës që i ra kulmi
21 janar 2024
| 16:19
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rrugët e mbyllura në lagjen “Arbëria” në kryeqytet pasi era e rrëzoi kulmin e objektit të kësaj komune para tri ditësh, janë rihapur për qarkullim.
Komuna ka njoftuar se ndalohet rreptësishtë parkimi i veturave në parkingun e objektit të kryeqytetit dhe rreth saj.
“Të nderuar qytetarë – Rrugët ‘Radovan Zagoviq’ dhe ‘Nora e Hotit’ në lagjen ‘Arbëria’ janë hapur për qarkullim, por ndalohet rreptësishtë parkimi i veturave në parkingun e objektit të Kryeqytetit dhe rreth saj. Aktualisht është duke u intervenuar në kulmin e këtij objekti”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.