Rikthehen temperaturat e larta në vend

19 prill 2019 | 08:13

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se do të rikthehen temperaturat e larta në vend.

“Pas gjithë këtyre reshjeve të cilat kanë përfshirë pjesën dërmuese të vendit, situata meteorologjike vije drejtë stabilizimit. Kjo si pasojë e depërtimit të masave ajrore me presion të lartë mbi vendin tonë, të cilat do të mbesin të qëndrueshme deri në fundjavë. Rreziku nga paraqitja e temperaturave të ulëta me vlera negative kaloi”, thuhet në këtë njoftim.

Sipas IHMK-së temperaturat maksimale bashkë me ato minimale dita-ditës do të shënojnë ngritje të lehta..

“Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë celsius. Në fushat barike do të ketë luhatje, por vlerat e tyre do të jenë për 9-12 milibar mbi normalen”, ka njoftuar  IHMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çekaj ra dëshmor në betejën e Koshares më 19 prill…