Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve

23 nëntor 2021 | 12:59

Mbrëmjen e sotme do të rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve, me ndeshjet e parafundit në grupe. Gjithcka do të nisë në  orën 18:45, teksa Bayerni luan thjeshtë për formalitet në transfertën ndaj Dinamo Kiev, pasi vendin e parë e ka të siguruar.

Në po të njëjtën orë Villareal pret Manchester United, një ndeshje ku barazimi komplikon shumë çështjen e kualifikimit, pasi Atalanta mund të shkojë në kuotën e 8 pikëve nëse fiton në mbrëmje ndaj Young Boys.

Në orën 21:00, Barcelona do të luajë një ndeshje direkt e për kualifikimin ndaj Benficës. Ndeshja e parë ka përfunduar 3-0 në favor të portugezëve, por tashmë ekipi katalanas ka avantazh se mund të kënaqet edhe me një barazim pasi është dy pikë në avantazh.

Super dueli i mbrëmjes do të luhet në Londër, atje ku Chelsea synon që të mund Juventusin për të marrë vendin e parë. Dueli direkt për kreun gjen më të avantazhuar bardhezinjtë që gëzojnë një formë të mirë në ndeshjet e fundit.

Grupi E

18:45 Dynamo Kyiv – Bayern Munchen
21:00 Barcelona – Benfica

Grupi F

18:45 Villarreal – Manchester United
21:00 Young Boys -Atalanta

Grupi G

21:00 Lille – Salzburg
21:00 Sevilla – Wolfsburg

Grupi H

21:00 Chelsea – Juventus
21:00 Malmo –  Zenit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brooklyn ngjitet në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes…