RIKTHIMI I MORALIT NË POLITIKË

09 nëntor 2020 | 15:04

Dr. Sc. Salihe Salihu

E gjithë bota ishte nën presionin e pritjes se kush do të udhëhiqte Shtetet e Bashkuara të Amerikës për katër vitet e ardhshme. Kishte opinione të ndryshme të shtyra nga preferencat individuale por prevalente ishte ideja se a do ketë kthim të diskursit me moral politik apo do vazhdoj diskursi trumpjan në politik. (Nuk është e habitshme për këto antagonizma sepse disa që ishin kundër politikës aktuale por nuk mungonin edhe të tjerët që favorizonin mbajtjen e këtij diskursi trumpjan. Bile kjo preferencë ka dominuar në disa qarqe edhe në Kosovë tek disa deputete tonë sepse Trumpi e gruaja e tij Melania Trump u bane yrnek të tyre në sjellje e qëndrime).

Kështu që, ShBA-ja ndonëse është djepi i demokracisë megjithatë nën regjimin e Trumpit u tundos demokracia dhe në vend të saj zuri vend vetëm interesi ekonomik dhe zënia e pozitave pa merita, pra duke mos e përfillur aspak parimin e moralit.

Ky diskurs trumpjan ishte diametralisht në kundërshtim me konceptin e filozofisë kantiane për shtrirjen e imazhit të moralit si pjesë fundamentale e sistemit politike botëror.

Veprimet pa moralitet në politikën e Trumpit nuk ishin befasuese sepse në biografinë personale të tij mungonte segmenti i moralit. Bile për deficitin e moralit nuk ndjente asnjë brengosje Trumpi por këtë deficit e ndjeu kurrizi i popullit amerikan.

Po ta analizojmë periudhën trumpjane dalin në sipërfaqe dy anët e medaljes. Zgjedhja e Trumpit sa ishte e dëmshme për vendin e botën po aq ishte e dobishme sepse zgjoi mprehtësinë e mendimit për vlerën e demokracisë dhe shtyri popullin amerikan të reflekton. Si të thuash me gjuhe popullore edhe e keqja sjell të mira e në këtë kontekst vërtet politika e keq solli një të mirë dhe mobilizoj popullin amerikan që edhe në kohë pandemi ta rikthen moralin në politikë. Vuajtja për moral në politikë e ngriti në këmbë popullin që të votoj masovikisht njeriun që si në sferën private dhe atë publike ndjek diskursin politike mbi parimin e moralit. Në mbrojte të diskursit politik me bazë morale votuan 73 milionë amerikanë dhe me votat e tyre rikthyen besimin te vlera e patjetërsuar e moralit në politike si domosdoshmëri e përhershme kudo në botë.

Prandaj, fitorja e Joe Bidenit është një triumf i parimit të moralitetit, në radhë të parë në ShBA por edhe në nivel botëror, sepse e riktheu bazën e parimit të moralit në politikë.

Me këtë rikthim të moralit në politikë do të përfiton e gjithë bota demokratike sepse po e përforcon qenësinë e demokracisë në nivel ndërkombëtarë. Qenësia e demokracisë pushon në disa segmente primare, si arsyeshmeria, e vërteta, merita, si dhe në parimin e drejtësisë. Pra, demokracia paraprinë një politikë ku duhet të dominoj arsyeshmeria e shëndosh, të dominoj e drejta, të mbrohet e vërteta. Këto janë vlera të demokracisë që duhet të shtrihen me kujdes që të mos stërkeqet rendi demokratik por të rifreskohet nga çdo gjeneratë. Pa mbrojtjen e këtyre vlerave askund në asnjë shtet nuk do të ketë stabilitet sepse do vuaj nga mungesa e moralit politik.

E ShBA-ja e populli amerikane me votat e tyre e rikthyen moralin në politikë dhe u rikthyen në prijës botëror duke treguar se janë gardiane të demokracisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reportazh Përskaj varrit më të thellë në botë, shpellës së…