Rilind Berisha që në luftë ishte vetëm tetë vjeç intervistohet për dy ditë nga Specialja

07 gusht 2019 | 13:14

Rilind Berisha, zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë, për dy ditë më radhë është marrë në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai në ditën e dytë ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e prokurorëve të Speciales pa prezencën e avokatit, dhe me ketë rast është ndërprerë intervistimi.

Njëri nga prokurorët e Gjykatës Speciale ka tentuar ta dërgojë rastin në gjykatë pas refuzimit të intevisimit nga ana e Rilind Berishës për t’ju përgjigjur pyetjeve të parashtruara, dhe në këtë mënyrë ta mbajë Rilindin në Hagë deri në një vendim të ri.

Sipas burimeve të gazetës “Epoka e re” është dashur që të ndërhyjë avokati i Rilind Berishës që ai sot të kthehet në Kosovë dhe të mos mbes në Hagë.

Rilind Berisha më 18 korrik kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur më 5 gusht për intervistim në Hagë.

Rilindi gjatë luftës ka qenë tetë vjeç, dhe përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai kishte shkruar se nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel po qëndron në Kosovë,…