Rita Ora i uron fat Kosovës në ndeshjen me Anglinë

10 shtator 2019 | 19:30

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet sonte me Anglinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në “St Mary’s Stadium”, në ndeshjen e vlefshme për grupin A, Kosova luan me Anglinë. Ndeshja e sotme zhvillohet nga ora 20:45, derisa një grup i konsiderueshëm i tifozëve shqiptarë nga Kosova dhe që jetojnë dhe punojnë në Britani priten të jenë në stadiumin e Southamptonit.

Fat Kosovës në ndeshjen e sotme i ka uruar edhe këngëtarja nga Kosova me famë botërore Rita Ora.

Në profilin e saj në rrjetin social Instagram, ylli botëror ka shpërndarë foton me ushtarët britanikë në Prishtinë, fotografi e cila po qarkullon me të madhe së fundmi në internet. “Fat të mbarë”, ka shkruar Rita Ora në postimin e saj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga futbollistët e Luksemburgut që do të luajë sonte…