Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës

27 shkurt 2020 | 12:55

Këngëtarja e famshme, Rita Ora, nuk i ka lënë vend imagjinatës me veshjen e saj të mërkurën mbrëma, teksa u shfaq në një darkë në Hollywood.

29-vjeçarja u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo, kur u shfaq me një bluzë që i nxirrte jashtë gjithë kurrizin dhe i tregonte më shumë seç duhet nga gjoksi.

Gjithashtu mbante veshur edhe një fund të zi të gjatë lëkure me një të çarë, si dhe një palë çizme po të gjata e të zeza. Madje ylli botërore kishte vendosur që të bënte një ndryshim gjatë darkës, duke hequr fundin dhe veshur një palë pantallona lëkure.

Pantallonat kishte vendosur që t’i kombinonte me një palë sandale, ndërsa bluzën që nuk i linte vend imagjinatës nuk e ndërroi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për vrasjen…