Limaj reagon për vrasjen e Qerim Kelmendit, bën thirrje të zbardhet kjo vrasje

27 shkurt 2020 | 12:47

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për vrasjen e Qerim Kelmendit, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Limaj përmes një postimi në “Facebook”, i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që konform përgjegjësive që kanë të marrin masa të menjëhershme në funksion të zbardhjes së kësaj vrasje.

Reagimi i plotë i Limajt:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vrasjen e Qerim Kelmendit, luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që konform përgjegjësive që kanë të marrin masa të menjëhershme në funksion të zbardhjes së kësaj vrasje. Familjes Kelmendi, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Qerimit iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Arbër Tolaj,…