Rivaldo: Dua ta shoh Iscon duke luajtur te Barcelona

14 dhjetor 2018 | 15:21

Ish-ylli i Barcelonës dhe kampioni i botës me Kombëtaren e Brazilit, Rivaldo ka shprehur dëshirën që të sheh mesfushorin e Real Madridit Isco duke luajtur për Barcelonën.

“Unë do të doja ta shihja Isco duke luajtur për Barcelonën. Është një lojtar i shkëlqyer dhe mendoj se klubi katalanas e lojtari mund të bëjnë mirë së bashku. Është e vështirë të imagjinohen dy rivalë kaq të mëdhenj që negociojnë për transferimin e një lojtari si Isco”, ka thënë Rivaldo.

Braziliani me pas foli edhe për skuadrën e Real Madridit: “Tani është koha për të forcuar modelin e lojës, pa Cristiano Ronaldon. Mendoj se ekipi ka nevojë për një sulmues, një lojtar të aftë që të shënojë rregullisht”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka…