Rivaldo: Messi më i miri në botë

20 dhjetor 2017 | 15:17

Real Madridi e pret Barcelonën në “Santiago Bernabeu” të shtunën në mesditë, me mysafirët nga Katalonja që kanë 11 pikë më shumë në renditjen tabelore se kampioni i Spanjës dhe Evropës.

“El Clasico” do të jetë edhe një derbi në vetë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. I pyetur për dyshen – që mbase janë dy lojtarët më të mirë në histori të futbollit, Rivaldo, i cili e ka fituar La Ligën dy herë me fanellën e Barçës, e ka pranuar se Messi është një nivel mbi të tjerët.

“Do të doja të luaja me Messin, do të ishte fantastike. Ai është më i miri në botë, është ai që bën dallimin më së shumti. Ronaldo është lojtari më i rrezikshëm në Real Madrid”, ka thënë Rivaldo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është ftuar që më 26…