Rivali i Netanyahut dështon që të formojë qeverinë e re

21 nëntor 2019 | 11:27

Benny Gantz, konkurenti kryesor i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka dështuar të formojë qeverinë e re. Kjo i ka hapur mundësinë mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare në këtë vend.

Partia Blu dhe Bardhë e Gantzit ka bërë këtë njoftim pak para se të përfundonte afati i fundit për të formuar qeverinë.

Gantz ka vlerësuar se ka informuar presidentin e Izraelit, që nuk ka arritur të përmbushë kërkesën e tij, duke shtuar se do të bëjë përpjekje për të formuar qeverinë për të mirën e shtetit.

Gantz dhe Netanyahu kanë shënuar rezultat të ngushtë në zgjedhjet e mbajtura muaj më parë.

Netanyahu nga e djathta ekstreme ka dështuar po ashtu të formojë qeverinë muajin e kaluar, pasi dy parti të mëdha kanë refuzuar të bashkëpunojnë në të ashtuquajturin koalicion të madh.

Nëse nuk arrihet pajtueshmëri për formim të qeverisë brenda 21 ditëve, zgjedhjet e reja në Izrael do të mbahen në muajin mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se…